Të enjten rreth orës 18:11 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran është dërguar pa shenja jete një burrë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është inicuar si trup i pajetë dhe hetim mbi vdekjen.
/TV Arbëria