Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > “Haradinaj në Kuvend u tregua burrështetas e jo lider partiak”

“Haradinaj në Kuvend u tregua burrështetas e jo lider partiak”

Analisti, Arton Demhasaj ka folur për deklaratën e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në seancën e sotme të Kuvendit tha se tha Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është i trashëguar dhe nuk është bërë nga Albin Kurti.

 

Për këtë deklaratë, Demhasaj tha se Haradinaj tregoi cilësi të një burrështetasi dhe jo të një lideri partiak.

 

“Atë çka Haradinaj e ka bërë në Kuvend, i ka treguar cilësitë e një burrështetasi sot dhe jo të një lideri partiak sepse qasja pro ose kundër Asociacionit mund të sjellë poena politikë në publik sot. Atë çka Haradinaj sot e ka thënë se çështja e Asociacionit, nuk e ka mbrojtur Albinin”, ka thënë Demhasaj në Tëvë1.

 

Sipas tij, Haradinaj me këtë deklaratë u ka bërë thirrje që të ulën e të harrojnë të kaluarën.

“Haradinaj nuk e ka pasur qëllimin që me iu kundërvu ish-presidentit Hashim Thaçi, e as ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili tashmë është jashtë skenës politike, por thjesht e ka thënë një të vërtetë dhe u ka bërë thirrje që hajde të ulemi të gjithë së bashku ta harrojmë të kaluarën”, tha Demhasaj. /TV Arbëria

 

Powered by WordPress