Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka komentuar në “Politiko” fotografinë e presidentes së Parlamentit Evropian me presidentin ukrainas, Zelensky, ku në prapavijë u pa fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Tahiri, duke u shprehur për këtë ka thumbuar edhe presidenten Osmani e cila u shfaq javë më parë me uniformë të FSK-së, duke thënë se disa u veshën me tesha si Zelensky e ai zgjodhi të dal në foto me Rugovën.
“Disa në Kosovë u veshën m e tesha që duken si Zelensky, e Zelensky zgjodhi që të dal në foto me Rugovën. Disa në Kosovë në politikë kemi parë që veshën me xhupa të gjelbër që të duken si ai, por Zelensky zgjodhi të dal në foto me Rugovën.”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se asgjë nuk është e rastësishme në protokolle të tilla.
Kujtojmë që kohën e zhvillimeve kaotike në LDK ishte pikërisht Tahiri që mbronte Osmanin që po përballej me lidershipin e kësaj partie.
Ai njihej si një ndër bashkëpunëtorët e afërt të Vjosa Osmanit. /TV Arbëria