Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Mbi 19 mijë e 700 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Mbi 19 mijë e 700 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë tani është të paktën në 19 mijë e 738, sipas autoriteteve.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 16 mijë e 546 dhe 66 mijë e 132 të tjerë të raportuar të lënduar, ka informuar të enjten presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është rritur në të paktën 3 mijë e 192 – përfshirë 1 mijë e 930 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha dhe 1 mijë e 262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas mediave shtetërore siriane.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri, në të gjitha territoret e prekura është rritur në 5 mijë e 158, 2 mijë e 258 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2 mijë e 900 në zonat e kontrolluara nga rebelët, shkruan CNN.

Të paktën 71 mijë e 290 persona janë lënduar në Siri dhe Turqi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Powered by WordPress