Daorsa Kica-Xhelili ka thënë se ishte Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që mundësoi miratimin e ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Paligjshme.
Deputetja e LDK-së, këto komente i dha në një postim në Facebook, ku edhe e ndau fjalimin e mbajtur në seancën e sotme të Kuvendit
“Thanë: LDK është kundër Vetingut
Sot LDK kryeson komisionin ad-hoc për Veting. Unë dhe deputeti Kujtim Shala, jemi aty.Thanë: LDK është kundër Byrosë. Sot LDK, jo vetëm që votoi PËR Byronë, por edhe MUNDËSOI miratimin e ligjit. Pra, PA votat e LDK, nuk kalonte ligji”, ka shkruar Kica-Xhelili në profilin e saj, në Facebook.
Ndryshe sot në Kuvendin e Kosovës u miratua ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Paligjshme, me disa ndryshime pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
/TV Arbëria