Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Nëna me vajzën 6-vjeçare u shpëtuan 68 orë pas tërmetit

Nëna me vajzën 6-vjeçare u shpëtuan 68 orë pas tërmetit

Një nënë dhe vajza e saj 6-vjeçare, sot shpëtuan të gjallë nga një shtëpi e shembur në qytetin turk të Kahramanmaraş, 68 orë pas tërmetit me magnitudë 7.8 që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën.

“Për gati 20 orë, punonjësit e ndihmës në rast fatkeqësish punuan përmes rrënojave. Duke përdorur pajisje të rënda dhe punë manuale, detyra ishte krijimi i një tuneli përmes rrënojave në mënyrë që të mund të shpëtonin nënën dhe fëmijën”, u bë e ditur në deklaratën e organizatës gjermane e ndihmës, Fire – Internationaler Katastrophenschutz, që punon së bashku me organizatën britanike të ndihmës SARAID, shkruan CNN.

Ndryshe, më shumë se 19 mijë e 300 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës.

LEXO EDHE:

Mbi 16 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

/TV Arbëria

Powered by WordPress