Ish-ylli i Barcelonës dhe babai i Marcos Alonsos, Marcos Alonso Pena ka vdekur sot në moshën 63 vjeçare.
Lajmi u konfirmua sot në Spanjë, ku Marcos Alonso Pena ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë, raporton TV Arbëria.
Barcelona, ku ai ka luajtur për pesë vite, shprehu ngushëllimet e sinqerta para se presidenti Joan Laporta të kërkonte një minutë heshtje gjatë konferencës për media.
“FC Barcelona dëshiron që të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e ish-lojtarit të Barçës dhe babait të lojtarit të skuadrës së parë, Marcos Alonso Pena“, shkruante në komunikatën e Barcelonës.
“Të gjitha forcat tona i ofrojmë drejt Marcos Alonsos dhe familjes së tij. Prehu në paq“, shkruante më tej Barcelona.