Sezoni mbresëlënës i Marcus Rashford arriti një tjetër moment historik të mërkurën mbrëma, kur sulmuesi i Manchester United barazoi një rekord 11-vjeçar të klubit të mbajtur nga Wayne Rooney.
Marcus Rashford arriti të shënojë në gjashtë ndeshje radhazi për Manchester United, në Premier Ligë, duke barazuar numrin e njejtë të ndeshjeve në të cilat kishte shënuar po ashtu radhazi edhe ish sulmuesi, Rooney.
Rashford gjeti rrjetën gjatë barazimit 2:2 të United me Leeds në shtëpi, duke vazhduar serinë e golave me golin e gjashtë radhazi në Premier Ligë në “Old Trafford”, raporton TV Arbëria.
Rooney ishte lojtari i mëparshëm që arriti këtë arritje kur shënoi kundër Evertonit në prill të vitit 2012 gjatë një barazimi të pabesueshëm me shifrat 4:4.
Ajo pasdite rezultoi e paharrueshme për “Djajtë e Kuq”, megjithëse ata pësuan dy gola në kohën shtesë, të cilët përfundimisht do të ishin vendimtarë, pasi fitua titullin e Premier Ligës nga rivali i qytetit, Manchester City me diferencë të golave.