Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > E pengon ish të dashurën në procesin e fejesës, arrestohet burri në Rahovec

E pengon ish të dashurën në procesin e fejesës, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë u arrestua dje në Rahovec, pasi po e kërcënon në vazhdimësi vajzën, me të cilën ka qenë në lidhje dashurie dhe po e pengon në procesin e fejesës.

“Ankuesi mashkull shtetas i Kosovës ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij.”, informoi Policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje. /TV Arbëria