Pasi e shpallën si një nga 7 monumentet e kulturës më të rrezikuara në Evropë, një ekip arkitektësh dhe inxhinierësh nga Europa Nostra ka mbërritur në Shqipëri për të inspektuar Urën e Zogut në Milot, e cila ka pësuar shembje të mëdha prej 3 vitesh.
Sëbashku, me arkitektë dhe inxhinierë shqiptarë, ata janë duke pare situatën, mundësitë e përforcimit të saj dhe kryerjen e një analize të thellë për projektin e restaurimit.
Pas verifikimit të situatës, grupi i përfaqësuesve të Europa Nostra do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës për të vijueshmërinë e restaurimit të këtij monumenti kulture.
Një nga këmbët e urës ka humbur në shtratin e lumit Mat më shumë se 2 metër, duke rrezikuar edhe shembjen e saj.
Prej 2 vitesh ka një apel të shtuar për mbrojtjen e saj, por deri më tani nuk ka patur asnjë masë të ndërmarrë.
/rtsh.al/