Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla ka ardhur sërish me një aksion simbolik.
Këtë herë, para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Syla ka shpalosur parullën ku thuhet “Martini: I mori në $erbi, i solli në s€li”.
Shkronjën S dhe E pra i ka zëvendësuar me simbole të dollarit, respektivisht euros, duke pyetur nëse ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me para të GEN-it serb ka financuar Vetëvendosjen.
Syla tash e një kohë po shpalos parulla, përmes të cilave po përçon mesazhe të ndryshme.
/TV Arbëria