Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ka ndërruar jetë trajneri legjendar kroat, Miroslav Ciro Blazevic.
Blazevic ishte figurë mjaft e dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, pasi që drejtoi me sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86, raporton TV Arbëria.
Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, ndërsa periudhën e tij te Prishtina e cilësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit asokohe.