Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Një burrë arrestohet për mashtrim në Pejë

Një burrë arrestohet për mashtrim në Pejë

Një burrë u arrestua dje në Pejë për veprën penale “Mashtrim”.

Siç informoi Policia, i dyshuari në dhjetor të vitit 2022, ia kishte marrë paratë një personi, por veturën që kishte pasur për t’ia shitur, nuk ia kishte dhënë.

“Më datë 21 dhjetor 2022 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Pejë, ёshtё iniciuar rasti “Mashtrim” pasi qё viktima kishte deklaruar se e kishte blerë njё veturë nga i dyshuari nё vlerё prej dy mijë e dyqind (2200) euro. I dyshuari e kishte vёnё nё lajthitje viktimën duke i marrё paratë nga ai por veturën nuk ja kishe dhёnё. I dyshuari ka qenë nё arrati, por pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 07.02.2023, Policia ka arritur ta identifikoj lokacionin dhe ka arrestuar tё dyshuarin: L.K.i lindur me 1989.”, bëri të ditur Policia.

Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit të shtetit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë. /TV Arbëria