Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në të paktën 7 mijë e 726.
Në një përditësim të martën, nënpresidenti turk Fuat Oktay tha se të paktën 5 mijë e 894 njerëz janë tani të vdekur dhe 34 mijë 810 të plagosur në Turqi. Në Siri, janë raportuar të paktën 1 mijë e 832 vdekje dhe 3 mijë e 849 të plagosur, raporton CNN.
Oktay tha se të paktën 16 mijë e 139 ekipe janë duke punuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, me ekipe të tjera ndërkombëtare që do të shtohen.
/TV Arbëria