Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qeveria serbe pengon zhvillimin e veriut, Kurti kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

Qeveria serbe pengon zhvillimin e veriut, Kurti kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

Albin Kurti me anë të disa postimeve në Twitter, ka akuzuar Qeverinë e Serbisë për siç thotë ai, frikësim dhe privim nga zhvillimi për katër komunat me shumicë serbe në veri.

Këto vlerësimi ai i bëri duke u bazuar në një raport të Departamentit të Ministrisë së Financave, për 14 vitet e fundit, ku tregohet për dallimet në investime ndërmjet komunave serbe në veri dhe komunave tjera me shumicë serbe në vend.

“Dhjetë komuna me shumicë serbe kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (në tërësi) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori sesa 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.
Këtë e tregojnë të dhënat e Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave të Kosovës nga 14 vitet e fundit (’08-’22). Kur është fjala për shfrytëzimin e buxhetit, 6 komunat relativisht të integruara me shumicë serbe, në jug të Kosovë kanë performuar vazhdimisht më mirë se 4 komunat tjera në veri”, shkruan Kurti

Kurti po ashtu vuri në dukje aktivitetet ilegale në veri dhe fajësoi Qeverinë serbe për frikësim të qytetarëve serbë të asaj pjese me anë të përdorimit të forcës. Ai madje kërkoi edhe reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e këtyre 4 komunave veriore nga zhvillimi i duhur. Frikësimi me anë të përdorimi të forcës ndaj qytetarëve të saj nëpërmjet një grushti kriminelësh, të udhëhequr nga paratë, narkotikët dhe trafikantët e armëve në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duhet të dënohet publikisht”, thuhet në fund të postimeve të Kurtit.

POSTIMET:

/TV Arbëria