Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Komandanti i FSK-së raporton para deputetëve, pa praninë e mediave

Komandanti i FSK-së raporton para deputetëve, pa praninë e mediave

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot ka raportuar në Komisionin parlamentar për Çështje të sigurisë dhe Mbrojtjes. Me deputetët e Kuvendit të Kosovës, ai ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet FSK-ja, por takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

Pas takimit, kryetari i komisionit, Bekë Berisha ka thënë se ndër të tjera kanë diskutuar edhe për largimin e pjesëtarëve nga FSK-ja, çka sipas tij është një prej shqetësimeve që kanë.

Berisha po ashtu arsyetoi edhe mungesën e mediave në takim

“Kemi folë për të gjitha edhe për sfidat që po përballet FSK-ja për të gjitha temat kemi folur, por aty ka gjëra që zakonisht e mbyllim komisionin sepse nuk janë për publikun… Pagat, financimi i ushtrisë, trajnimet, armatimi, shumë gjëra… Edhe ky (largimi i pjesëtarëve të FSK-së është një ndër shqetësimet, janë edhe shkaqet, janë kryesisht ekonomike).”, ka thënë Berisha.

/TV Arbëria