Të paktën 5,034 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter.
Pas tërmetit me qendër Kahramanmaraş që shkatërroi Turqinë, aktori i njohur turk, Mert Fırat, ka treguar se edhe të afërmit e tij janë në rrënoja, , raporton ‘Haber Turk’.
“Në këto ditë që ndajmë të njëjtën dhimbje, mbështetja juaj për Hartën e Nevojave dhe të gjitha organizatave joqeveritare është shumë e vlefshme. Fatkeqësisht të afërmit tanë u prekën nga tërmeti në krahina të ndryshme. Disa prej tyre po përpiqen të mbështesin nga zona e fatkeqësisë. Ju lutemi mos e refuzoni mbështetjen dhe punën tuaj vullnetare. Ju jeni burimi ynë i energjisë. Problemi i secilit prej jush është edhe problemi ynë. Le të mos na mbarojë kurrë forca dhe fuqia.”
Fırat ka përgatitur kuti ndihme për t’u dorëzuar tek të mbijetuarit. /TV Arbëria