Aktori turk, Orhan Aydın, njoftoi se vajza dhe ish-bashkëshortja e tij ishin nën rrënoja pas tërmetit që preku dje edhe Hatayn.
Aydin, i cili kërkoi ndihmë duke dhënë një adresë, tha se ish-gruaja e tij u nxor nga rrënojat dhe se por jo edhe vajza e tij.
Orhan Aydın, i cili bëri një postim të ri, dha informacion duke thënë:
“Vajza ime është ende nën rrënoja. Po i dëgjohet zëri. Ka të gjallë që përpiqen të dalin jashtë. Njerëzit janë të dëshpëruar. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Jam i shkatërruar për vendin tim”, ka shkruar ai në Twitter.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, i ka pasur ndikim shkatërrues në 10 provinca ditën e djeshme. Tërmeti tronditi shumë qytete dhe qyteza në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor, Anadollin Qendror dhe rajonin e Mesdheut. Hatay ishte ndër këto provinca të prekura.
Orhan Aydın: Kızımın olduğu yere yeni ekipler gitti, umudum kahır… @solhaberportali https://t.co/1DAfamzgSn
— orhan aydın (@orhanaydin6) February 7, 2023
Çfarë e shkaktoi tërmetin në Turqi dhe pse ishte kaq vdekjeprurës?