Të paktën 4 mijë e 940 vdekje janë konfirmuar në Turqi dhe Siri pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter.
Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në të paktën 3 mijë e 381, ka thënë zyrtari i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit, Orhan Tatar në një konferencë televizive.
Sipas tij, të paktën 20 mijë e 426 lëndime janë raportuar gjithashtu.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi dhe gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në zonat e prekura nga tërmeti.
Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1 mijë e 559 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, kanë thënë zyrtarët, shkruan CNN.
Të paktën 3 mijë e 648 persona janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri, sipas zyrtarëve. /TV Arbëria
LEXO EDHE:
Çfarë e shkaktoi tërmetin në Turqi dhe pse ishte kaq vdekjeprurës?