Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Graqanicë, gjendet i vdekur një burrë

Graqanicë, gjendet i vdekur një burrë

Në fshatin Badovc i Ri, në Graqanicë, dje është gjetur i vdekur një burrë, informon Policia e Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas nga Kosova, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. “, ka bërë të ditur Policia.

/TV Arbëria