Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Tërmeti katastrofik, Turqia shpall 7 ditë zie kombëtare

​Tërmeti katastrofik, Turqia shpall 7 ditë zie kombëtare

Turqia ka shpallur 7 ditë zie kombëtare pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin të hënën, duke shkaktuar të paktën 2500 viktima.

Lajmin e bëri të ditur Presidenti Recep Tayyip Erdogan përmes një postimi në rrjete sociale. “Kemi shpallur 7 ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit që goditi vendin tonë më 6 shkurt 2023. Flamujt kombëtarë nëpër institucione do të qëndrojnë në gjysmë-shtizë deri në perëndimin e diellit më datë 12 shkurt 2023” njoftoi Erdogan.

Gjatë kësaj kohe edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura bëri të ditur ministri i edukimit, Mahmut Ozer në një konferencë për mediat.

 

Powered by WordPress