Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​New York goditet nga tërmeti me magnitudë 3.8 në Buffalo

​New York goditet nga tërmeti me magnitudë 3.8 në Buffalo

Mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 3.8 ka goditur zonën urbane të Buffalo, New York, njoftonte shërbimi gjeologjik i SHBA.

Tërmeti që ra në zonën e Seneca ishte ndjerë deri në Ujëvarat Niagara në veri dhe në parkun Orchard në jug, tha përfaqësuesi i bashkisë vendase Mark Poloncarz në rrjetin Twitter.

“M’u duk sikur një makinë goditi shtëpinë time në Buffalo. U ngrita nga krevati,” tha ai për tronditjen sizmike të orës 6:15 edhe pse nuk raportoheshin për dëme të konsiderueshme.

Zyrtarët thanë se po angazhohen për të dhënë ndihmë aty ku është e nevojshme ndërsa informacione të tjera priten në vijim.

 

Powered by WordPress