Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Alarm i rremë, kthehet normaliteti në Aeroportin e Prishtinës

Alarm i rremë, kthehet normaliteti në Aeroportin e Prishtinës

Kërcënimi për bombë ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ndërkohë, qytetarët dhe personeli po lejohen të hynë në objektin e aeroportit.

Lajmin për kërcënim me bombë para pak orësh e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila kishte bërë të ditur se ekipet emergjente janë inolvuar në detyrë.

Ndryshe, edhe më 28 dhjetor të vitit 2022 ka pasur alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por i cili pastaj ka dalur i rremë. /TV Arbëria