Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Osmani vizitë zyrtare në Mal të Zi

Osmani vizitë zyrtare në Mal të Zi

Vjosa Osmani,me ftesë të homologut Milo Đukanović, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi,zyra e Presidentes ka bërë të ditur se gjatë vizitës në shtetin fqinj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takim me Presidentin Đukanović, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Në njoftim thuhet se Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me Kryeministrin Dritan Abazoviq. Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Në Ulqin, Presidentja Osmani përveç takimit me Kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me Kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova.

/TV Arbëria

Powered by WordPress