Disa nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, kanë rrëfyer përjetimin e tërmetit të rëndë që goditi sot Turqinë. Erdemi, Nilüfer Aslan, Ozgül Konakçi, reporteri Yuksel Akalan dhe anëtari i grupit humanitar sirian ‘’Helmetat e Bardha’’ Ismail Al Abdullah kanë treguar detajisht përjetimet e tyre gjatë ditës së sotme.
Ishte ora 04:17 me orën lokale kur Erdemi, i fjetur në shtëpinë e tij në Gaziantep, në jug të Turqisë, u trondit nga gjumi nga një nga tërmetet më të mëdha të Turqisë.
“Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në 40 vitet që kam jetuar, ne u goditëm të paktën tre herë shumë fort.” tha ai.
Njerëzit shkuan te makinat e tyre për t’i shpëtuar ndërtesave të dëmtuara. “Unë mendoj se asnjë person i vetëm në Gaziantep nuk është në shtëpitë e tyre tani,” tha Erdem.
Më shumë se 130 milje (209 km) në perëndim, në Adana, Nilüfer Aslan ishte e bindur se ajo dhe familja e saj do të vdisnin kur tërmeti goditi banesën e tyre në katin e pestë.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ne u lëkundëm për afër një minutë,” tha ajo.
“[I thashë familjes time] ‘Ka një tërmet, të paktën të vdesim së bashku në të njëjtin vend’… Ishte e vetmja gjë që më shkoi në mendje”.
Kur tërmeti pushoi, Aslan iku jashtë për të parë se katër ndërtesa që rrethonin të sajën ishin shembur. “Nuk mund të merrja asgjë me vete, po qëndroj jashtë me pantofla”- tha ajo.
Özgül Konakçı, një 25-vjeçar që jeton në Malatya, Turqi, tha se goditjet dhe moti i ftohtë i përkeqësuan gjërat.
“Është shumë ftohtë dhe po bie borë tani”, tha ajo për ‘BBC Turkish’. “Të gjithë janë në rrugë, njerëzit janë të hutuar se çfarë të bëjnë. Pak para syve tanë, dritaret e një ndërtese shpërthyen nga goditjet.”
Ndërsa një tërmet i dytë ndodhi në orën 10:24. GMT, një operator i kamerës për kanalin turk të lajmeve ‘A Haber’ mund të shihej duke vrapuar nga një ndërtesë që po shembej në Malatya ndërsa klithma dëgjohej në sfond.
“Ndërsa po shkonim drejt rrënojave për të [filmuar] përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, pati dy pasgoditje të njëpasnjëshme me një zhurmë të madhe,” tha në transmetim
“Ndërtesa që po shihni në të majtën time u rrëzua në tokë. Ka shumë pluhur. Një banor vendas po vjen dhe ai është mbuluar nga pluhuri. Një nënë po i merr fëmijët.”
Ozgul Konacki, 25 vjeç dhe nga Malatya, foli teksa priste jashtë me familjen e saj, pasi kishte parë ndërtesat rreth tyre të shembeshin.
“Disa njerëz donin të ktheheshin në shtëpitë e tyre sepse ishte shumë ftohtë,” tha ajo. “Por më pas ne ndjemë goditje të forta dhe ata dolën përsëri jashtë”.
Ismail Al Abdullah, një shpëtimtar nga grupi humanitar sirian ‘’Helmetat e Bardha’’ ka punuar në Sarmada, afër kufirit me Turqinë, për të shpëtuar të mbijetuarit.
“Shumë ndërtesa në qytete dhe fshatra të ndryshme në veri-perëndim të Sirisë janë shembur, të shkatërruara nga ky tërmet”, tha ai.
“Ne kemi nevojë për ndihmë. Ne kemi nevojë që komuniteti ndërkombëtar të bëjë diçka, të na ndihmojë, të na mbështesë. Siria veriperëndimore është tani një zonë fatkeqësie. Ne kemi nevojë për ndihmë nga të gjithë për të shpëtuar njerëzit tanë.” ka shtuar anëtari i grupit humanitar sirian ‘’Helmetat e Bardha’’, shkruan bbc.com, përcjellë TV Arbëria.
Video nga tërmeti: