Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Aeroporti i Mynihut zyrtarisht operator i Aeroportit të Vlorës

Aeroporti i Mynihut zyrtarisht operator i Aeroportit të Vlorës

Aeroporti i Mynihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Belinda Balluku, Zv/kryeministre dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, priti sot në një takim Lorenzo Di Loreto, përfaqësuesin e Aeroportit të Mynihut, për të biseduar për hapat që do të hidhen në vazhdim, në këtë projekt strategjik kaq të rëndësishëm për vendin.

Në takim ishte i pranishëm edhe Maksim Ethemaj, drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Konsorciumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli, tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut, i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil. Krenarë për vendin tonë që tashmë përmes proceseve transparente, përthith çdo ditë e më shumë kompani të huaja me reputacion të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar”, u shpreh Balluku.

Në ndërkohë vazhdojnë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, fluturimi i parë në të cilin parashihet të jetë në vitin 2025.

/TV Arbëria

Themes by WordPress