Ka përfunduar dreka e punës mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, raporton TV Arbëria.
Drekës iu bashkua edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ndërsa më herët Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shumicës së shteteve prezente në Kosovë.
“Ajo se çka do të diskutohet, do t’ju tregojmë në fund të takimit”, tha Kurti, pas ngjarjes së lansimit të Programit të Punësimit të të Rinjve, gjatë ditës së sotme, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Raportohet se Lajçak ende është brenda në takim me ambasadorin Hovenier. Veturat janë në pritje të tij.
TV Arbëria më herët kishte raportuar për nisjen e takimit
/TV Arbëria