Sot në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, duke lënë qindra të vdekur e qindra të plagosur, shkruan TV Arbëria.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka shprehur gatishmërinë e shtetit për t’i ndihmuar popullit të Turqisë.
“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar presidentja Osmani.
Lidhur me tërmetin ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Turqi, ku ka publikuar numrat në të cilët mund të telefonojnë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Turqi.
“Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë: Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99 Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 9”, është bërë e ditur në njoftimin e ambasadës.
LEXO EDHE:
Tërmeti në Turqi, Ambasada e Kosovës publikon numrat emergjentë