Pas pushimit dimëror që zgjati një javë, të hënën ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Mësimi nisi edhe në shkollën e Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Aty, drejtoresha e shkollës nuk pranoi të flasë para kamerës në lidhje me përgatitjet e mësimit shkollor. Tha se u është ndaluar të flasë pa lejen e komunës.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në plotësimet që i kishte bërë në kalendarin të vitit shkollor 2022/23, kishte marrë vendim, që të gjithë stafi dhe nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar të jenë në pushim dimëror, që nga data 30 janar deri më 03 shkurt.
Në këtë gjysmëvjetor të dytë, gjatë pesë ditëve të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ky ndrysim ishte bërë nga MASHTI, pas grevës dhe ditëve të humbura për procesin mësimor.
/TV Arbëria