Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është mjaft e rrezikshme për Kosovën duke pasur një fqinj si Serbia. Ndërsa ka theksuar se NATO, bashkë me forcat e Kosovës, do të ndalojnë çfarëdolloj skenari të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen kroate Vecerjnji list, presidentja Osmani ka shpjeguar se pse ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe siç pretendon Serbia të ketë kompetenca ekzekutive.
Osmani hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, ndërsa ka vënë në dukje se kjo do të hapte kutinë e Pandorës.
“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”, ka theksuar presidentja Osmani.
/TV Arbëria