Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Osmani për gazetën kroate hedh poshtë ndarjen e Kosovës, flet për provokimet e Vuçiqit

Osmani për gazetën kroate hedh poshtë ndarjen e Kosovës, flet për provokimet e Vuçiqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka dhënë një intervistë për gazetën kroate Večernji list, teksa ka thënë se është shumë krenare për marrëdhëniet e saja me Kroacinë.

Osmani, u shpreh se si presidente, është aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë.

Ndër të tjera, ajo ka folur hapur për situatën e nxehur në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunat serbe në veri të Kosovës.

Megjithatë, shefja e shtetit ka hedhur poshtë çdo mendim për ndarjen e Kosovës, duke theksuar se do të hapte kutinë e Pandorës.

Ndërkohë, presidentja Osmani ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë në Kroaci për një vizitë zyrtare.

/TV Arbëria

Powered by WordPress