Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet e Premier Ligës angleze, që po zhvillohen aktualisht në kuadër të xhiros së 22 të këtij edicioni.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Wolverhampton gjendet në epërsi prej 2:0 ndaj Liverpoolit, raporton TV Arbëria.
Një autogol nga Joel Matip (minuta e 5′) dhe një gol nga Craig Dawson (minuta e 12′) i siguruan epërsinë Wolves deri tani.
Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Manchester United, e cila po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Crystal Palace.
Ndeshje interesante po zhvillohet edhe mes Aston Villas dhe Leicester Cityt, ku deri tani janë shënuar plot pesë gola, ku mysafirët hynë në pushim në epërsi prej 3:2.
Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligë.
Aston Villa 2:3 Leicester City
Brentford 2:0 Southampton
Brighton 0:0 Bournemouth
Manchester United 1:0 Crystal Palace
Wolverhampton 2:0 Liverpool