Si duket, skuadrës së Evertonit i është nevojitur vetëm ndërrimi i trajnerit, për ta gjetur rrugën drejt fitores.
Evertoni e ka hapur luftën për titull në Premier Ligë, pasi ia ka shkaktuar humbjen e dytë këtë sezon skuadrës së Arsenalit, raporton TV Arbëria.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Goodison Park” u shënua vetëm një gol, ku James Tarkowski ia siguron pikët e plota Evertonit me golin e tij në minutën e 60′.
Me këtë fitore, Evertoni largohet nga zona e rrezikut në tabelë, ku ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vendin e 17, krahas Arsenalit që zë vendin e parë me 50 pikë të arkëtuara, vetëm pesë sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Arsenalit.
/TV Arbëria