Një mjek amerikan i identifikuar si Pete Reed është vrarë në Ukrainë, pas bombardimeve ruse në qytetin e Bakhmut.
Lajmi është konfirmuar nga organizata e tij Global Response Medicine.
Automjeti i Pete Reed thuhet se u godit nga një raketë ndërsa ai po ndihmonte njerëzit të evakuoheshin.
Mjeku i cili kishte themeluar Global Response Medicine, nuk kishte shumë kohë që kishte mbërritur në Ukrainë për të qenë menaxheri për organizatën “Global Outreach Doctors”.
/TV Arbëria