Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Çështja McGonigal, Berisha: Do nxjerrim në dritë çdo fakt të këtij skandali

Çështja McGonigal, Berisha: Do nxjerrim në dritë çdo fakt të këtij skandali

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të publikojë çdo fakt në  lidhje me çështjen e ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, të cilën e konsideron një skandal.

Gjatë një bashkëbisedimi online, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Berisha u shpreh se të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë.

“Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik. Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë.

Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali. Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës’, theksoi kryedemokrati./TV Arbëria

Themes by WordPress