Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Pejani në gjendje të dehur sulmon familjarët e tij, arrestohet

Pejani në gjendje të dehur sulmon familjarët e tij, arrestohet

Një person është arrestuar nga Policia në Pejë.

I njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur anëtarë e familjes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 03.02.2023-22:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull sh/k pasi i njëjti në gjendje të dehur, kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e diturnë raportin 24 orësh të Policisë. /TV Arbëria