Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Aksidenti tragjik i mori jetën 4 shqiptarëve në Itali, del nga koma shoferi 32-vjeçar

Aksidenti tragjik i mori jetën 4 shqiptarëve në Itali, del nga koma shoferi 32-vjeçar

Një aksident i rëndë pak muaj më parë në Itali i mori jetë 4 shqiptarëve dhe la një tjetër në gjendje kome.

Orjol Lame ndodhej në makinë me partneren e tij, djalin e tyre një vjeç e gjysmë si dhe kunetërit e tij, 11 dhe 9 vjeç, të cilët humbën jetën.

Aksidenti më 30 tetor në Via Emilia në Gaida, një komunë në provincën e Reggio Emilia.

Tani, tre muaj më vonë, 32-vjeçari shqiptar është zgjuar, edhe pse gjendja e tij neurologjike mbetet mjaft e rëndë. I riu ende nuk është në gjendje të flasë dhe duket se nuk kujton asgjë nga ajo që ka ndodhur.Krahas pasojave të rënda për shëndetin, 32-vjeçarit tashmë do t’i duhet të përballet me tronditjen e humbjes shumë të rëndë dhe ndoshta edhe një gjyq. Do të jetë detyrë e një eksperti që të kryejë kontrollet e duhura për të vlerësuar nëse ai është në gjendje ose jo të paraqitet në sallën e gjyqit.

Mediat italiane shkruajnë se kallëzimi duhet të paraqitet brenda 90 ditëve dhe do të jetë vendimtar për akuzën e tij (që në rastin do të ishte vrasje në rrugë dhe drejtim i automjetit nën efektin e drogës, duke qenë se nga analizat e kryera rezultoi se 32-vjeçari kishte konsumuar alkool dhe droga./TV Arbëria

Powered by WordPress