Ministria e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Kancerit, ka njoftuar se kanë themeluar grupin punues, të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, me qëllim zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.
Dita Botërore e Kancerit shënohet në mbarë botën më 4 shkurt.
Qëllimi është të informojë dhe inkurajojë njerëzit për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim të kancerit.
Tema e këtij viti është “mbyllni hendekun e kujdesit”, që ka të bëjë me të kuptuarit e pabarazive në kujdesin ndaj kancerit dhe marrjen e veprimeve për t’i adresuar ato./TV Arbëria