Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Krerët e Chelseat dhe Benficas gati sa nuk u përleshën fizikisht për Enzon

Krerët e Chelseat dhe Benficas gati sa nuk u përleshën fizikisht për Enzon

Njëri nga transferimet më të bujshme të merkatos së janarit ishte ai i Enzo Fernandez te Chelsea, për një shumë rekorde prej 120 milionë eurosh.

Benfica insistonte se Enzo nuk është në shitje, por që Chelsea ofroi çmimin që e kërkonte skuadra portugeze, gjë që e detyroi këtë të fundit ta lejonte largimin e yllit që e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, raporton TV Arbëria.

Presidenti i Benficas, Rui Costa tha mbrëmë se dëshira e tij ishte që Enzo të qëndronte, por se argjentinasi e kishte mendjen vetëm te kalimi te Chelsea.

Krerët e Chelseat punuan fortë për të arritur marrëveshje në çastet e fundit të merkatos së janarit, ndërsa, bëhet e ditur se bisedimet mes dy klubeve ishin gati të prodhonin diçka josportive.

“Record” bënë të ditur se krerët e Chelseat dhe ata të Benficas u përshkallëzuan deri në pikën kur ishin shumë afër të përlesheshin fizikisht për marrëveshjen për Enzon.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https://www.facebook.com/DeadlineDayLive/posts/pfbid02NCFfGjPA5hQUUxpD5aLXr3a944vGwATbhH4xEXQZ34xNszsH6Dq2Fr3GGAmYMhsvl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”634″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

/TV Arbëria

Powered by WordPress