Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Komisioni pro koeficientit 105 euro

Komisioni pro koeficientit 105 euro

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, i cili mundëson rritjen e pagave në sektorin publik, në bazë të vlerës së koeficentit 105 euro.

Para komisionit, Projektligjin e arsyetoi, ministri i Finacave, Hekuran Murati.

Ministri Murati tha se kjo është rritja më e madhe e pagave në sektorin publik.

Sipas tij, koeficenti prej 105 eurove është i pastër, derisa tha se shtesat do të vazhdojnë të parapara në bazë të ligjit.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u shpreh kritik ndaj ministrit Murati. Ai kërkoi që vlera e koeficentit të jetë 130 euro.

/TV Arbëria

Powered by WordPress