Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dështon “kapja” e Agjencisë Kadastrale: Këshilli e rrëzon konkursin, synohej vendosja e njeriut të Kurtit

Dështon “kapja” e Agjencisë Kadastrale: Këshilli e rrëzon konkursin, synohej vendosja e njeriut të Kurtit

Zgjedhja e ish-këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Nora Kelmendit, në pozitën e drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka dështuar.

Kjo pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës më 23 janar të këtij viti e ka anuluar konkursin për këtë pozitë.

Në vendimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, anulimi i konkursit ka ndodhur pas ankesës që ka bër Faik Kelmendi, i cili ka qenë në garë për këtë pozitë të rëndësishme.

Gjatë shqyrtimit të ankesës së z. Kelmendi, KPMShCK-ja ka gjetur parregullsi në konkursin, i cili ishte shpallur më 22 korrik të vitit të kaluar.

Pika katër e vendimit obligon Ministrin e Punëve të Brendshme që të bëj zbatimin e këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditëve nga dita e pranimit.

Ndërsa, Këshilli duhet të njoftohet me shkrim pas ndërmarrjes se veprimeve në pajtim më këtë vendim

/TV Arbëria