Ai ka treguar se këto protesta i duken si një lojë taktike e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, përmes këtyre protestave kryeministri Kurti do të tenton të mbrohet nga presioni ndërkombëtarë.
“Këto protestat dhe gjoja rezistenca ndaj ‘Zajednicës’ me duken si një lojë taktike e kryeministrit Kurti që të mund të arsyetohet para presionit ndërkombëtar si edhe ai si KM ka presione nga brenda për të mos e zbatuar këtë entitet”, ka shkruar Kasolli në “Facebook”.
Më tutje, Kasolli ka përmendur edhe disa arsyeje tjera.
“Por po ashtu ato mund të jenë të orkestruara edhe nga motive dhe kalkulime tjera. Që nëse ai i futet punës për zbatimin e asociacionit ta mbajë të bllokuar potencialin për rezistencë popullore që mund të shpërthej në mënyrë spontane dhe të pavarur në shoqëri ndaj zbatimit të asociacionit. Pra në një farë mënyrë edhe ta zbatojë këtë entitet edhe të inskenojë gjoja rezistencë ndaj saj duke e monopolizuar këtë të fundit. Që në këtë mënyrë t’i ketë për vete edhe pushtetin edhe “rezistencën” ndaj tij”, ka shkruar Kasolli.
/TV Arbëria