Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni çdo ditë

Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni çdo ditë

Këshilla për të ngrënë pesë porcione frutash dhe perimesh çdo ditë është bërë që nga vitet 1990. Një studim paralajmëron rreziqet e mundshme të ushqimeve ultra të përpunuara dhe tregoi përfitimet e ushqimeve siç janë frutat dhe perimet. Studiuesit kanë krijuar një udhëzues të dobishëm mbi atë se si është më mirë të ushqeheni dhe të jeni të shëndetshëm.

Ekspertët e shëndetit këshillojnë ngrënien e të paktën pesë porcioneve me fruta dhe perime për të rritur nivelet e vitaminave, mineraleve dhe fibrave, si dhe për të mbajtur një peshë optimale dhe zemër të shëndetshme.

Megjithatë, ekspertët e dietave janë të ndarë në mendime nëse ky nivel është i mjaftueshëm apo edhe shumë pak.

Disa studime kanë treguar se 5 porcione frutash dhe perimesh janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e një vdekjeje të parakohshme, ndërsa të tjera sugjerojnë se njerëzit duhet të hanë 10 porcione për të marrë rezultatet më të mira shëndetësore.

Gjithashtu, këshillohet ngrënia e ushqimeve sipas ngjyrave, pasi çdo frut dhe perim përmban kombinimin e vet të vitaminave, mineraleve dhe fibrave.

/TV Arbëria

Powered by WordPress