Sevilla ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me skuadrën turke Istanbul Basaksehir për huazimin e Adnan Januzajt.
Januzaj do të qëndrojë në kampionatin turk deri në përfundim të edicionit garues 2022/23.
“Sevilla FC dhe Istanbul Basaksehir FK të Superligës turke kanë arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit Adnan Januzaj deri në fund të sezonit. Lojtari i lindur në Bruksel largohet si huazim pas mbërritjes së tij në qytetin e Seviljes verën e kaluar.”, thuhet ë njoftimin e klubit spanjoll.
Si lojtar i Sevillas, bilanci i Januzajt në këto muaj që ka veshur fanellën e skuadrës mund të përmblidhet në gjashtë ndeshje; dy nga La Liga Santander, një nga Copa del Rey dhe tre nga UEFA Champions League.
/TV Arbëria