Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sot është zgjedhur kryetar i Bordit të Forumit Investues të Dhomave të Ballkani Perëndimor.
Në mbledhjen e mbajtur në Podgoricë, Mal i Zi, Kryetari Rafuna mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Bordit.
Kryetari Rafuna u zotua se do të vazhdojë punën e nisur e që ka për qëllim të ndihmojë bizneset e rajonit që të thellojnë bashkëpunimin dhe të zgjerojnë pjesëmarrjen në tregjet e BE-së e të botës.
Forumi Investues (Ëestern Balkans 6 Chambers Investment Forum – ËB6CIF) është institucion i themeluar nga odat ekonomike e tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të shtojë bashkëpunimin ekonomik dhe të ndihmojë në tërheqjen e investimeve në rajon.