Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Po lufton për mbijetesë në Serie A, tani rrezikon edhe heqje të pikëve

Po lufton për mbijetesë në Serie A, tani rrezikon edhe heqje të pikëve

Skuadra e Serie A, Sampdoria, mund të goditet me një zbritje pikësh pasi nuk i ka paguar lojtarët e saj për tremujorin e fundit të vitit 2022, bëjnë të ditur mediat italiane.

Sampdoria aktualisht është në vendin e parafundit në Serie A, nëntë pikë larg zonës së shpëtimit, pasi ka marrë vetëm dy fitore nga 20 ndeshjet e saj të para në ligë.

Gjithashtu, skuadra italiane ka vështirësi jashtë fushës, pasi u zbulua se u detyrohet lojtarëve dhe stafit të saj një total prej 11 milion euro në paga për tre muajt e fundit të vitit 2022.

Pronari, Massimo Ferrero ka afat deri më 16 shkurt për të bërë pagesën për lojtarët e tij ose skuadra do të përballet me një zbritje pikësh.

Ferrero, i cili ka në pronës Sampdorian që nga qershori i vitit 2014, është përpjekur ta shesë klubin muajt e fundit, por pa sukses.

Ai ka mbajtur më parë edhe postin e presidentit, por dha dorëheqjen nga ky rol pasi u arrestua për krime korporative dhe falimentim mashtrues në dhjetor të vitit 2021.

Raporti gjithashtu pretendon se një injeksion kapitali prej 35-50 milion eurosh, kërkohet për të mbajtur klubin në këmbë deri në fund të sezonit.

Nëse Sampdoria dështon të paguajë lojtarët e saj përpara afatit të këtij muaji, ata do të jenë klubi i dytë i Serie A që do të ketë pikë të zbritura në javët e hapjes së vitit 2023.

Juventusit iu zbritën 15 pikë nga një gjykatë italiane e futbollit muajin e kaluar, pas një hetimi për kontabilitet të rremë në klub.