Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​FSShK e zhgënjyer me koeficientin e pagave, ka disa kërkesa për Qeverinë

​FSShK e zhgënjyer me koeficientin e pagave, ka disa kërkesa për Qeverinë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është shprehur e zhgënjyer me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe ka drejtuar disa kërkesa drejt ekzekutivit.

Kjo federatë nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhjen e këshillit drejtues në të cilën është shqyrtuar vlera e koeficientit të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumën prej 105 euro.

Sipas komunikatës, ligji për paga në sektorin publik është njëri nga ligjet me rëndësi jetike për punëtorët shëndetësor.

“KONKLUZIONET E KËSHILLIT DREJTUES TË FSSHK

1. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e zhgënjyer me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës;

2. FSSHK kërkon që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale;

3. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur;

4. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës miratimin e shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës si dhe

5. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bëj publike koeficientët për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore. Në fund, FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin shkurt”, thuhet në komunikatë.