Huazimi i Hakim Ziyech nga Chelsea te Paris Saint-Germain është refuzuar zyrtarisht, pas një apelimi në Ligue de Football Professionnel (LFP).
Marrëveshja, e cila dukej se ishte në rrugën e duhur, goditi një pengesë vonë mbrëmë pasi raportet në Francë sugjeruan se Chelsea dërgoi dokumentacionin e gabuar në disa raste.
Situata e la Ziyechun në Paris, në pa mundësi për të nënshkruar për kampionin e Ligue 1, dhe tani, pasi PSG nisi një apel tek organi drejtues i Francës, anësori do të duhet të përgatitet për gjashtë muaj të tjerë në kryeqytetin anglez.
Reprezentuesi maroken do t’i jepte fund karrierës së tij të trazuar në Chelsea, pas kalimit të tij nga Ajaxi në vitin 2020, duke u transferuar në Francë.
Ziyech kishte udhëtuar në Paris në pritje të një marrëveshjeje, por mbeti i zhgënjyer pasi Chelsea kishte dërguar kontratat e gabuara.
PSG mbeti i zemëruar me Chelsean, pasi klubi dërgoi dokumentacionin e gabuar për lëvizjen e Hakim Ziyech tre herë, duke e përshkruar situatën si një “cirk të klasit A” pas kolapsit të marrëveshjes.
/TV Arbëria