Skuadra e Newcastle United arriti në finalen e saj të parë të kupës që nga viti 1999, duke e mposhtur Southamptonin në “Carabao Cup” në një ndeshje dramatike në “St James’ Park”.
Skuadra e ringjallur e Eddie Howe do të përballet me Manchester United ose Nottingham Forest në “Wembley” ndërsa Newcastle përpiqet të fitoj trofeun e saj të parë që nga Inter Cities’ Fairs Cup në vitin 1969.
Newcastle, i cili luajti për herë të fundit në një ndeshje në “Wembley” kur u mund nga Manchester United në finalen e FA Cup të vitit 1999, mposhti Southamptonin me rezultat të ngushtë 2:1.
I vetmi problem mbi festimet e Newcastle ishte një karton i kuq për mesfushorin brazilian, Bruno Guimaraes për një ndërhyrje ndaj Samuel Edoziet.
/TV Arbëria