Rukiqi i reagon VV-së: Vazhdoni te flisni, e ne po ecim sigurt drejt fitores

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar...

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do...

“Ambasadorë që shfaqin para botës çka ofron Kosova”, Kurti në SHBA takon artistët e profesionistët e diasporës

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Krerët shtetërorë: Rënia e Zahir Pajazitit me shokë një prej ditëve më të lavdishme të historisë së UÇK-së

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritarë, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë, me rastin e 26 vjetorit të rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Presidentja Osmani, tha se rënia e Zahir Pajazitit me shokë është një prej ditëve më të lavdishme të historisë së UCK-së.

“Në këtë 26 vjetor të rënies së heronjve tanë i përkujtojmë si lajmëtar të lirisë, i përkujtojmë për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahiri me shokë për gjithë ushtarët e UCK-së. Për të gjithë ata që luftonin së bashku me Zahirin duke iu dhënë frymëzim më të madh, por edhe për të gjithë të tjerët që iu bashkuan UÇK-së edhe pas rënies së tyre. Kjo ditë është një prej ditëve më të lavdishme të historisë së UÇK-së dhe gjithë Republikës së Kosovës. Republikë e cila u ndërtua për shkak të themeleve të forta dhe ato mbesin të tilla pasi janë ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë”, tha ajo.

Ndërkaq, kryeministri Kurti, tha se Zahir Pajaziti me shokë ishin kushtrimi për luftë çlirimtare. Ai shtoi se kujtimi për ta, tregon sa i madh ishte çmimi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të UCK-së, pasi ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta. Duke kujtuar dhe përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, shtetin tonë dhe pavarësinë tonë. Po ashtu sa i vlefshëm është për të tashmen dhe ardhmen tonë ky kujtim dhe përkujtim që bëhet si nga institucionet, po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë”, theksoi ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se sakrifica e Zahir Pajazitit me shokë është udhërrëfyes për Kosovën.

“Në një ditë si kjo e sotmja është e rëndësishme të kujtohet sakrifica e tre heronjve që po përkujtojmë sot. Të gjithë ushtarët trima të UCK-së, gjithë ata që rezistuan në format më të ndryshme deri në lirinë e Kosovës. Por është edhe më e rëndësishme që kjo sakrificë të jetë udhërrëfyesi ynë në punët e shumta që kemi për të bërë çdo ditë”, shtoi ajo. 

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rukiqi i reagon VV-së: Vazhdoni te flisni, e ne po ecim sigurt drejt fitores

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar...

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do...

“Ambasadorë që shfaqin para botës çka ofron Kosova”, Kurti në SHBA takon artistët e profesionistët e diasporës

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri...

Turqia dhe Gjermania grinden për donerin

Gjermania dhe Turqia po debatojnë për specialitetin doner kebabin,...

Rukiqi i reagon VV-së: Vazhdoni te flisni, e ne po ecim sigurt drejt fitores

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas statusit të Koordinatores për Komunitete në Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.Rukiqi ka thënë se tashmë...

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do të kërkojnë fonde nga Bashkimi Evropian për ta ndërtuar një rrjet bunkerësh, barrierash, linjash furnizimi...

“Ambasadorë që shfaqin para botës çka ofron Kosova”, Kurti në SHBA takon artistët e profesionistët e diasporës

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti së bashku me kryediplomaten Donika Gërvalla, takuan artistë e profesionistë të rinj të...